Një automjet u dogj pranë murit të nënstacionit elektrik në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës.
Zjarrfikësit që shkuan menjëherë në vendngjarje, shuan zjarrin e rënë brenda kabinës së mjetit që u shkrumbua tërësisht. Ndërhyrja e tyre në kohën e duhur, nuk lejoi përhapjen e flakëve si në nënstacionin elektrik, ashtu edhe në banesat aty ngjitur.
Ekspertët e Policisë Shkencore, në bashkëpunim me zjarrfikësit, po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në djegien e automjetit në këtë zonë me rrezikshmëri të lartë për shkak të banesave dhe nënstacionit elektrik.