Agron Hoti është piktori i cili ka emigruar në Verona 21 vite më parë me një motoskaf klandestin, si shumë shqiptarë të tjerë. Por duke qenë se vitet kaluan jeta e Agronit ndryshoi dhe tani ai ka studion e tij së bashku edhe me familjen në këtë qytet. Me artin e tij unik dhe të veçantë ai ka arritur që të kapërcejë çdo limit dhe të krijojë piktura shumë të bukura.
Në Itali e konsiderojnë si “piktori i ngjyrave” dhe pas lëvrimit të skulpturës e të tjera gjinive piktoreske, ka gjetur veten në artin abstrakt. Por ajo e cila bëri që të arrinte të merrte vëmendjen e të gjithëve, sidomos shqiptarëve është puna e tij tek piktura që ka shitur tek ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, pikërisht gjatë ndeshjes së Serisë “A” të Veronas me Juventusin. Piktura ka në fokus pesë “Champions league” të fituar prej tij dhe realizimin e saj artisti e shoqëron gati me një performancë.

Gjatë takimit, me Ronaldon artisti rrëfen se ka ruajtur distancën, kjo edhe për shkak të pandemisë së COVID-19. Por, ky nuk do të jetë i vetmi nga të famshmit e futbollit që do të mbajë pikturën e tij. Siç thotë për mediat, i radhës do të jetë Ibrahimoviç. Ai është shprehur se është duke punuar edhe për të.
Idhulli im është Ibrahimoviç. Unë jam milanist.
Edhe pse u insistua dhe u pyet gjatë një interviste se cila mund të kishte qenë shifra e paguar për punëne asaj pikture të tij, artisti nuk ka dashur që të fliste në lidhje me të.
Tema e pikturës është përmbledhje e 5 kampionateve që ka fituar Cristiano Ronaldo.