Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
I ftuar në “Ftesë në 5” ishte opinionisti i “BBV2”, Arbër Hajdari, i cili na tregoi shumë rreth këtij edicioni rreth banorëve, ngjarjeve, fansave etj.
Arbër Hajdari: Me Luizin jam takuar disa herë, edhe te festa edhe më pas.
I dhe ndonjë porosi apo të dha ndonjë porosi?
Arbër Hajdari: Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi fol edhe disa ditë më përpara. Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme. Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni.