Celebrities Gossip Showbiz

Tom Holland i shkroi në privat Erling Haalandit, por përgjigjja e la pa fjalë? “Ishte përulëse”

Tom Holland ka ndarë me humor një episod të pazakontë që i ndodhi me yllin norvegjez të futbollit, Erling Haaland, duke pranuar se edhe personazhet më të famshëm mund të përjetojnë “refuzime” në rrjetet sociale.

I ftuar në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, aktori britanik zbuloi se kishte tentuar të lidhej me sulmuesin e njohur pasi të dy ndodheshin në Monako për Çmimin e Madh të Formula 1.

Sipas Holland, ai i dërgoi një mesazh privat Haalandit me shpresën se mund të takoheshin, por futbollisti, ndonëse e pa mesazhin, nuk iu përgjigj.

E pa mesazhin… por nuk mora kurrë përgjigje. Ishte një eksperiencë përulëse

-tha aktori me të qeshur, duke shtuar se kjo i kujtoi se edhe fama nuk garanton gjithmonë një përgjigje.

Pavarësisht këtij momenti, Holland u shpreh se vazhdon ta admirojë Haalandin dhe se do të ishte i lumtur ta njihte më mirë nëse do t’i jepej mundësia.

Do të ishte bukur të dilnim për darkë një ditë

-u shpreh ai.

Ndërkohë, Haaland ka qenë në qendër të vëmendjes edhe jashtë fushës së blertë. Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ai tërhoqi vëmendje pasi bleu një rakun të balsamosur dhe disa suvenire të stilit “western”, duke shpenzuar mijëra euro.

Edhe pse Norvegjia u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Anglisë, Haaland mbetet një nga emrat më të komentuar të futbollit botëror, ndërsa rrëfimi i Tom Hollandit u bë shpejt viral, duke treguar se edhe yjet e Hollywood-it ndonjëherë mbeten “në seen”.