Aktualitet Politikë

Me përjashtim të Bashës e Alibeajt, Berisha fton deputetët demokratë të bashkohen!

Pas humbjes së thellë të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore të 14 Majit, duke siguruar kryetarët e vetëm shtatë nga 61 bashkive, Sali Berisha fton deputetët demokratë të bashkohen. Sot në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha përjashtoi nga kjo ftesë, Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn:

Mendoj se zgjedhjet janë një provë, një test në çdo forcë politike në botë. Përveç Bashës dhe Alibravës, unë nuk di deputet tjetër që nuk ka mbështetur kandidatët e Primareve. Në këtë kontekst, e vërteta është se ata kanë qëndruar brenda parimeve të statutit dhe të Partisë Demokratike.

Mesazhet e demokratëve dhe jodemokratëve, unë i lexoj me të gjithë mundësitë e mia. Në këtë mori mesazhesh të pafundme, ka edhe që më shpëtojnë për arsye të ndryshme. Por, asnjë mesazh nuk lë pa i kthyer përgjigje.

Unë e bëj prapë publike ftesën time, janë të mirëpritur! E thashë edhe më parë, që deputetët me të cilët kundërshtitë kanë qenë evidente, në përgjithësi kanë mbajtur qëndrime, kanë mbështetur ose nuk kanë kundërshtuar kandidatët e Primareve, akt që unë e vlerësoj. I ftoj të negociojmë, të bashkohemi në interesin më të madh të demokracisë shqiptare.

Sigurisht që do të shkoj t’i falënderoj dhe uroj në Kavajë sapo të lirohem pak. Ata kanë shumë merita. Janë disa bashki ku është marrë haptas mandati.

Sali Berisha tha se votimi mund të bëhet i detyrueshëm, sipas tij, “për të shmangur blerjen e votave”.

Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës sepse blerjet janë dy llojesh, nga njëra anë është blerja e të drejtës së votës dhe ana tjetër është: merr paratë dhe dil e voto për mua! Kjo e dyta, nëse bëhet votimi me detyrim siç e ka Greqia apo Australia. Një nga miqtë e mi në Australi më ka thënë se kjo është bërë për t’i dhënë fund blerjes së votës. Por, Edi Rama nuk e pranon se ai e quan Kodin Zgjedhor një kinezeri. Ai pranon vetëm standarde që i lejojnë atij të manipulojë votën.