Me pak më shumë se rivali socialist, Jorgo Goro, Fredi Beleri i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” është fitues i zgjedhjeve për Bashkinë Himarë.
Një garë e ethshme edhe në Himarë, ku sytë ishin te kutia e fundit, që po numërohej deri para pak momentesh. Siç u njohëm dhe nga raportimi i korrespondentit Mikel Marsi, diferenca ishte tepër e ngushtë mes kandidatit socialist Jorgo Goro e rivalit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, ku njëherë kalonte Goro dhe njëherë tjetër avantazhin e merrte Beleri e tani ky i fundit fitoi.
Tre ditë më parë, Himara u vendos në qendër të vëmendjes për faktin që kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Beleri u arrestua në orët e para të mëngjesit të së premtes për shit-blerje të votave. Athina zyrtare reagoi duke kërkuar nga autoritetet shqiptare që ai të lirohet menjëherë. Përfaqësuesit e “Bashkë Fitojmë” folën për “rrëmbim” të 50-vjeçarit Fredi Beleri nga policia.