Mbi 60% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blenë rroba të reja. Kështu bëhet e ditur nga një sondazh i Komisionin Europian për cilësinë e jetesës. Pyetjes nëse anëtarët e familjes mund të përballojnë të blejnë rroba të reja në vend të atyre të përdorura, 62% e shqiptareve u janë përgjigjur se nuk munden. Kjo përqindje është dukshëm më e larta në Europë, ku në renditje pas nesh është Maqedonia, me 42% të totalit, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtën pyetje është 15%. Anketa e Cilësisë së Jetës, është kryer me vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.