Botë e Çuditshme Lifestyle

“Me siguri është projektuar në ndonjë fabrikë…”/Modelja kolumbiane thotë se askush nuk e beson që është 100% natyrale!

Modelja kolumbiane Carolina Gomez ka treguar së fundmi se bombardohet me pyetje nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale se përse duket kaq e përsosur në fotot që publikon. Shumë nga 700,000 ndjekësit e saj në Instagram pohojnë se ajo duket sikur është projektuar në ndonjë fabrikë. Modelja së fundmi bëri bujë pasi njoftoi lidhjen e saj me yllin kolumbian të rrjeteve sociale Yeferson Cossio.

Çifti kanë eksploruar Evropën javët e fundit dhe kanë ndarë një sërë momentesh në rrjetet e tyre sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yef (@yefersoncossio)

Por ndjekësit mbetën pa fjalë nga tiparet e fytyrës dhe trupi i modeles dhe nuk munguan aludimet se mund të ketë bërë edhe ndërhyrje. Megjithatë, Carolina u kundërpërgjigj kritikëve të saj duke postuar disa foto nga fëmijëria për të vërtetuar se, duke përjashtuar ngritjen e gjoksit, ajo është 100% natyrale.