Mediat amerikanë njoftuan se po bëhen përgatitje për një takim mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Takimi pritet të zhvillohet gjatë vizitës së Trump në Evropë muajin e ardhshëm. Të dy udhëheqësit mund të takohen përpara takimit të NATO-s që mbahet në datat 11 dhe 12 korrik në Bruksel, ose pas vizitës së Presidentit Trump në Britani dy ditë më vonë.