Showbiz

Meghan Markle më në fund zbulon se kur do të lindë fëmijën e saj të parë

Dukesha e Sussex-it edhe pse shtatzënë, vazhdon të jetë në krye të detyrave të pallatit mbretëror.

Së fundmi ajo dhe Princ Harry ishin të ftuar në qytetin e Birkhead ku krahas vizitës shpenzuan edhe disa minuta për folur me njerëzit e vendit që ishin gjithashtu të ftuar.

Gjatë bisedave 37-vjeçarja duket se u ka treguar atyre se është 6 muajshe shtatzënë dhe do të lindë fëmijën e saj të parë në muajin prill.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e njerëzve është fakti se Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk e kanë zbuluar ende gjininë e fëmijës pasi duan që kjo të jetë surprizë edhe për ata vetë.