Zonja e Parë Melania Trump doli për herë të parë në publik që pas ndërhyrjes kirurgjikale 3 javë më parë në një event në Shtëpinë e Bardhë. Zonja e Parë e SHBA-së nuk ishte parë në publik që prej 10 Majit, kur iu nënshtrua operacionit në veshka. 48-vjeçarja u shtrua në spital për pesë ditë dhe operacioni u konsiderua një ndërhyrje e suksesshme dhe pa ndërlikime. Ajo ka postuar një fotografi nga ky moment ku gjendet pranë bashkëshortit për të treguar që është mirë. Ceremonia e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, kishte qëllim të nderonte ushtarakët veteranë.