Bota

Melania Trump viziton qendrën për emigrantët e paligjshëm

Melania Trump vizitoi sërish një qendër pritjejeje për emigrantët. Pas McAllen, në Teksas, ku u interesua për rastet e fëmijëve të ndarë nga prindërit, ishte radha e Tucsonit, në Arizonë. Zonja e parë zhvilloi edhe një takim mbi emigracionin me autoritetet lokale. Zëdhënësja e saj Stephanie Grisham pohoi se zonja Trump “do të vazhdojë t’i komunikojë bashkëshortit të saj çfarë mendon për bashkimin familjar dhe për sistemin që duhet përmirësuar”.