Aktualitet Rajoni

Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri’ i trafikantëve”

Asnjë hap prapa për kampin dhe qendrën e pritjes në Shëngjin dhe Gjadër, në bregdetin shqiptar. Kështu e mbylli fjalimin e saj Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në Atreju (15 Dhjetor), në një event me partinë e saj.
“Qendrat do të funksionojnë, edhe nëse do të më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të qeverisë italiane”, tha Meloni ndër të tjera.
Ajo shprehet se ka vullnetin ta luftojë mafian, më shumë se kushdo tjetër që përpiqet ta afrojë atë me kriminelët në këtë marrëveshje.

“Pika qendrore është parandalimi i rreziqeve, protokolli ynë me Shqipërinë është gjëja që i frikëson më shumë trafikantët. Nëse ne e ndalojmë, kjo do të jetë favori më i madh që mund të bëjmë për këta kriminelë’, veçoi Meloni.
Kryeministrja italiane solli historinë e vogëlushes Jasminë, e vetmja e mbijetuar në një anije të mbytur me emigrantë, duke premtuar në emër të saj se do të luftojë kundër çdo trafikanti të qenieve njerëzore dhe sistemeve kriminale të tyre.

LEXO EDHE: Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme kritikon kancelarin Scholz: Fokusi duhet të jetë…

Më 4 Dhjetor, dekreti i Melonit që synon zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët në Gjadër, ka marrë edhe konfirmimin në Senatin italian.

Me 99 vota pro dhe 65 kundër, Senati i dha OK dekretit që mes të tjerash, ia heq kompetencën e shqyrtimit gjykatave speciale dhe ia kalon atyre të Apelit. Vetë Gjykatat e kanë kundërshtuar.

Edhe më parë, kryeministrja Meloni ishte shprehur e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë.

Ndërkohë  Meloni njoftoi këtë të diel se do të japë dorëheqjen si presidente e Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë të qendrës së djathtë.

Meloni e bëri njoftimin në një fjalim në festivalin vjetor të të rinjve të partisë së saj “Brothers of Italy” në Romë. Në të morën pjesë mbi 300 të ftuar, duke përfshirë disa përfaqësues të partive opozitare të Italisë dhe kryeministrin e Libanit Najib Mikati.

Festivali njëjavor është shndërruar në një platformë për të festuar qeverinë e Melonit, e cila, dy vjet pas marrjes së detyrës, po vendoset si një nga më të qëndrueshmet në historinë e fundit të vendit.

LEXO EDHE: Integrimi në BE/ Miratohet pozicioni negociues për kapitullin ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Më 17 dhjetor konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel

Meloni tha se “stabiliteti politik” është “ajo që e bën Italinë më të besueshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”. Dhe ajo shprehu besimin se qeveria do të qëndrojë në detyrë për të gjithë mandatin e saj.

Ajo tha gjithashtu se partia e saj tani do të mbështesë Mateusz Morawiecki të Polonisë si udhëheqësin e ardhshëm të grupit ECR.