Prej ditës së djeshme në Big Brother Vip, në qendër të vëmendjes ka qenë debati i Rozës dhe Merit, i cili ka agravuar me tone të larta dhe ofendime mes njëra-tjetrës.
Roza akuzon se prekja e Merit ndaj Rozës në fytyrë ishte shumë e patolerueshme për të dhe nuk e përtyp dot këtë fakt. Roza Lati pretendoi se Meri iu afrua gjatë një diskutimi dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, ndërsa Meri e mohoi. Teksa Roza po diskutonte me banorët e tjerë, Meri u afrua duke i thënë “nuk kam nevojë të të qëlloj unë ty mi Roza Lati”, ndërsa kjo e fundit u ngrit nga aty ku ishte ulur, për t’iu larguar.
Meri: Po gënjeshtrat nuk i duroj dot, janë hipokrite! E thashë më në fund. (disa nga banorët duartrokasin.)
Roza: Flasim pastaj grupi.
Meri: Jo gënjeshtra, me të vërtetën njeriu fiton.
Roza: Po ka dhe kamera, ka dhe gjyqe për mashtrime publike.
Meri: Nuk kam qëlluar ndonjëherë në jetën time.
Roza: Ti nuk më ke qëlluar?
Meri: Te mjekra kishe vënë silikon dhe po thosha ka vënë silikon kjo. (Roza qesh) Kjo është shpullë? (e ilustron).
Roza: Mos më prek. Unë të hoqa dorën dhe ti prap më hoqe dorën më qëllove.
Meri: Ti je gënjeshtare e lindur. Më vjen gjynah për nënën tënde që të dëgjon…