Celebrities Gossip Showbiz

“Më vjen gjynah për nënën tënde…”, vazhdon debati i ashpër mes Merit dhe Rozës!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Prej ditës së djeshme në qendër të vëmendjes ka qenë debati i Rozës dhe Merit, i cili ka agravuar në të bërtitura dhe ofendime mes njëra-tjetrës. Ama jo vetëm kaq Roza akuzon se prekja e Merit ndaj Rozës në fytyrë ishte shumë e patolerueshme për të dhe nuk e përtyp dot këtë fakt. Vetëm pak më parë debati mes tyre është rihapur në oborr dhe Meri i ka përmenduar Rozës mamanë e saj, aktoren e njohur Rita Lati, ku është shprehur se i vjen keq që ajo dëgjon vajzën e saj duke folur në këtë mënyrë.

Meri: Je gënjeshtare e lindur, më vjen gjynah për nënën tënde që të dëgjon

Roza: Zemra ime nëna ime e ka parë me sytë e vet… nuk desha të të flisja fare po kam qejf të të shikoj ty nesër

Meri: Nuk kam nevoj të të qëllojë ty Roza Lati, pse do të të qëlloj ty?

Roza: Je mosha e nënës time nuk mund të merrem me ty

Meri: Nuk jam mosha e nënës tënde dhe të gjithë ju që mendoni se jam mosha e nënës tuaj e keni gabim

Vetëm pak më parë teksa ishin të veçuar në oborr, Meri dhe Klodjani ishin duke biseduar për stategjitë e lojës. Klodjani i propozoi Merit që të bëhen çift që të arrijnë të shkojnë të dy në finale, por Meri duke e marrë situatën me shumë të qeshura u shpreh se nuk e kishte problem ta pranonte këtë, por problemi qëndron se nuk mund të aktrojë dot.