Gossip

Meriton Mjekiqi mohon lajmet për arrestim? “Është keqkuptim”

Moderatori dhe ish-finalisti i Big Brother VIP 3, Meriton Mjekiqi, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në disa portale, ku pretendoheshin arrestime të tij dhe të vëllait pas një sherri të vogël.

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Mjekiqi hodhi poshtë këto raportime, duke sqaruar se realiteti është krejtësisht ndryshe.

Dallimi i të vërtetës dhe asaj që lexohet është shumë i madh. As jam arrestuar, as kam qenë në burg dhe as jam në arrati. Është një keqkuptim

Mjekiqi theksoi se portalet shpesh abuzojnë me lajmet për personazhet e showbizit dhe se disa nga raportimet e mëparshme për të ishin të pasakta. Ai shtoi se privatësia e familjes është shumë e rëndësishme dhe nuk dëshiron të shqetësojë prindërit e tij.

Kur preken prindërit, aty vendos limitin e privatësisë. Këto zhurma bëjnë mirë për marketing, por nuk duhet të ekzagjerohet

-përfundoi ai.