Kancerlarja gjermane Angela Merkel, ftoi në Berlin Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas zgjedhjeve të 24 qershorit. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili gjendet në Gjermani për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të përvjetorit të fatkeqësisë së Solingenit, tha se kishte ardhur edhe për ti përcjellë këtë ftesë zonjës Merkel.