“Aneksimi i Krimesë ishte një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe kjo justifikon përjashtimin e Rusisë nga G8”-a. Kështu u shpreh Angela Merkel, teksa i përgjigjej pyetjeve të deputetëve të Bundestagut. Kancelarja gjermane hodhi poshtë idenë e rikthimit të Rusisë në G8, formulë e vendeve kryesore industriale, e cila u shndërrua në G7. Rusia u hoq pas aneksimit të Krimesë.