Bota

Merkel, Netanyahu: Irani paraqet shqetësim për sigurinë e Izraelit!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se u pajtua me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, se aktivitetet e Iranit në Lindjen e Mesme paraqesin shqetësim për sigurinë e Izraelit. Netanyahu, zhvilloi një vizitë në Gjermani, ndërsa do të vizitojë edhe Francën e Britaninë. Ai do kërkojë mbështetje për ndryshimin e marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.