Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga të dy, Meryl Streep dhe Martin Short duket se kanë qenë në një lidhje për më shumë se një vit.
Sipas burimeve të afërta për Page Six, lidhja e tyre ka nisur pa pasur ndonjë qëllim romantik në fillim, por ka evoluar në një histori dashurie që surprizoi miqtë dhe familjarët.
Edhe pse fillimisht përfaqësuesit e Streep shpallën se ata janë thjesht miq, ata tani kanë pranuar se romanca e tyre ka lindur gjatë xhirimeve të serialit “Only Murders In The Building”, ku luajnë një çift.
Thashethemet për lidhjen e mundshme nisën pas kimisë së tyre të dukshme në ekran, por ajo u forcuar edhe më tej kur ata u panë të kapur për dore në një ngjarje në gusht të vitit 2023.
Një mik i afërt i dy legjendave të Hollivudit tha se lidhja e tyre ishte një befasim, ndërkohë që familja dhe miqtë e kanë pranuar dhe mbështetur marrëdhënien e tyre të re.