Kancelari gjerman Friedrich Merz shpreh shqetësimin e tij se Evropa nuk po luan rolin që dëshiron në skenën botërore dhe se duhet të marrë përsipër për të mbrojtur siç duhet interesat e saj.
Ajo që më shqetëson, dhe duhet ta pranoj se më rëndon, është fakti që ne evropianët aktualisht nuk po marrim rolin që duam në botë dhe që duhet të luajmë për të mbrojtur siç duhet interesat tona, u shpreh shefi i qeverisë gjermane në një intervistë për CDU.TV, kanali zyrtar mediatik i partisë së tij Bashkimi Kristian Demokrat
Merz përmendi luftën në Ukrainë si shembull.
Aktualisht ne nuk jemi në gjendje të ushtrojmë presion të mjaftueshëm mbi presidentin rus Vladimir Putin për ta përfunduar këtë luftë. Neve jemi të varur nga ndihma amerikane.
Në të njëjtën kohë, Merz vuri në dukje se vende si Kina, India dhe Brazili po krijojnë partneritete të reja me Rusinë. Megjithë shqetësimet e tij, kancelari mirëpriti shenjat e unitetit të rinovuar evropian.
Në masë të madhe, kjo varet nga angazhimi i qeverisë gjermane dhe në këtë rast, shumë nga angazhimi i kancelarit gjerman.
Merz shtoi se Gjermania po përpiqet të përmbushë përgjegjësitë që priten prej saj në skenën globale, duke theksuar se bërja e kësaj gjithashtu i shërben interesave të vetë vendit.