Mësimi i gjuhëve të reja e ndryshon fizikisht trurin dhe rrit aftësitë njohëse (cognitive abilities). Por çfarë ndodh vërtet në tru dhe a ju bën vërtet të folurit e shumë gjuhëve më të zgjuar? Ka shumë arsye për të mësuar një gjuhë të re. Mund të jetë për punë, kulturë ose dëshirë për të kuptuar më mirë njerëzit e një rajoni. Studimet tregojnë se të mësuarit e gjuhëve ndihmon edhe shëndetin e përgjithshëm të trurit.
Mësimi i një gjuhe të re është njësoj si të stërvitni trurin tuaj. Ashtu si muskujt forcohen me stërvitjen fizike, rrugët nervore në tru riformësohen kur mësoni një gjuhë të re. Kjo është ajo që nënkuptojnë neuroshkencëtarët, kur thonë se njerëzit që flasin shumë gjuhë e përpunojnë informacionin ndryshe, nga ata që flasin një gjuhë. Por, çfarë ndodh vërtet në tru dhe a ju bën të folurit e shumë gjuhëve më të zgjuar?
Gjuha e huaj është një dilemë e madhe për prindërit, pasi ata nuk e dinë me siguri se cila është mosha e përshtatshme që një fëmijë të mësojë një gjuhë të huaj. Sa më shpejt, aq më e lehtë është të mësosh. Siç thonë neurobiologët, truri i njeriut, deri në moshën 11 vjeç, ka arritur potencialin. Që do të thotë se nga kjo moshë ai mund të asimilojë dhe të mësojë më lehtë informacione dhe stimuj të rinj. Pra, sa më shpejt që fëmija vjen në kontakt me një gjuhë të huaj, aq më lehtë do të jetë për mësimin e saj.
Edhe kur janë më të vegjël mund të filloni t’i njihni me një gjuhë të huaj. Në këtë moshë, fëmija nuk do të mësojë të shkruajë dhe të lexojë gjuhën e huaj. Mësimi bëhet përmes këngëve, poemave, fjalorëve dhe fotogrfiave. Fëmija fiton një njohje të hershme të gjuhës. Të shkruarit dhe të lexuarit, zakonisht mësohet në klasën e 2- të të shkollës fillore, pasi ata tashmë kanë mësuar të lexojnë dhe shkruajnë në gjuhën amtare. Kështu, mësimi i njëkohshëm nuk do ta ngatërrojë fëmijën. Megjithatë nëse shikoni se fëmija ka vështirësi ose e privon atë nga koha e tij e lirë atëherë duhet ta ndalono atë. Mbani mend se truri i lodhur, nuk mund të asimilojë informacionin që merr.