Ky episod i “Top Tech” me Mateo Kadriun sjell disa tema mjaft interante që nuk duhen humbur kurrësesi. Nga dyqani fizik i Amazon, roboti që luan futboll, restoranti i Netflix dhe risitë e iPhone 16e. Zbuloni më shumë…
Dyqani fizik i Amazon
Amazon tani ka një dyqan për parfume dhe kremra, në Itali! A e ke menduar ndonjëherë që Amazon, ai vendi ku blen gjithçka online, nga një kabllo telefoni deri te një shtëpi të tërë, do të hapte një dyqan fizik? Po, kjo ndodhi! Amazon ka vendosur të zbresë nga interneti dhe të hapë dyqanin e tij të parë për bukurinë dhe kujdesin personal në Itali. Pse Italia?Sepse italianët e dinë ç’është stili dhe kujdesi për veten. Po pse një dyqan fizik? Sepse disa gjëra, si parfumet dhe kremrat, nuk mund t’i blesh bazuar vetëm te një përshkrim me pesë yje nga një person që nuk e njeh fare. Duhet t’i ndjesh, t’i nuhasësh dhe t’i provosh vetë! Pra, tani thjesht hyn në dyqan, provon një parfum, të pëlqen, por nuk je i sigurt… skanon kodin me aplikacionin e Amazon dhe krahason çmimet online. Teknologjia dhe eksperienca fizike më në fund bashkë!
Mundësitë e tjera në nuk keni më hapsirë në telefon
Nëse Google Photos të ka nxjerrë jashtë loje me atë mesazhin “Storage full” dhe nuk ke nerva të fshish foto të vjetra, ka disa alternativa që mund të të shpëtojnë. Amazon Photos është perfekt për ata që kanë Prime, sepse të jep mundësinë të shtosh sa foto të duash. Problemi? Nëse s’je Prime, duhet të paguash. Flickr të lejon të ngarkosh deri në 1,000 foto falas, por nëse ke më shumë, duhet të bëhesh “Pro”. Dropbox? E njohim të gjithë, por me 2GB hapësirë falas, ndoshta nuk të nxë as albumin e pushimeve të vitit të kaluar. Po kërkon më shumë privatësi? Enteështë super i sigurt, me enkriptim të plotë, por është me pagesë. Crypteeështë një tjetër opsion për ata që nuk duan që fotot e tyre të shëtisin lart e poshtë në servera të dyshimtë. Dhe pastaj kemi 500px, që është më shumë për fotografë profesionistë sesa për njerëz që ruajnë screenshot-e të recetave që nuk do t’i gatuajnë kurrë. Pra, zgjidhja është e thjeshtë: ose paguan për më shumë hapësirë, ose rikonsidero opsionin për ti fshirë disa foto.
Rikthehet TikTok
TikTok u rikthye! Po, është zyrtare – drama mbaroi, paniku përfundoi dhe përdoruesit në Amerikë mund të marrin frymë më në fund. Aplikacioni më viral në planet është sërish në App Store dhe Play Store, gati për t’u shkarkuar dhe për të harxhuar orë të tëra pa kuptuar. Pse u zhduk fare? Epo, një farë drame politike ndodhi… shkurt: qeveria amerikane kërkoi që TikTok të ndahej nga kompania mëmë, ByteDance, ndryshe do ta ndalonin në Amerikë. Dhe çfarë ndodhi? U hoq nga App Store për një farë kohë. Shumë njerëz u stresuan, disa filluan të kërkonin telefona me TikTok të instaluar, e të tjerët panë me frikë në ekranin bosh duke pyetur veten: “Po tani, çfarë do bëj me jetën time?” Por pastaj, pas shumë diskutimesh, presionesh dhe thashethemesh, TikTok u rikthye! Përdoruesit në Amerikë mund ta shkarkojnë sërish, të bëjnë videot e tyre dhe të humbin në algoritmin e famshëm që e di saktësisht çfarë të pëlqen – ndonjëherë edhe më mirë se vetja jote. A është ky fundi? Askush s’e di me siguri.
Robotët mund të luajnë futboll
Nëse mendove se ti dhe çunat nuk dini të luani në kalçeto, prit të shikosh robotët e “Google DeepMind” duke luajtur futboll! Po, robotë që vrapojnë, driblojnë dhe mundohen të shënojnë gola… disi. Robotët ngatërrojnë këmbët, rrëzohen kot, e ndonjëherë harrojnë ku është topi. Nëse ndonjëherë ke pasur një shok në ekip që më shumë pengon sesa ndihmon, këta robotë janë ai shoku, por në version futuristik. Por prit, se nuk është gjithçka e keqe. Me inteligjencë artificiale, këta robotë po mësojnë lojën me çdo ndeshje. Imagjino ekipe robotësh që përmirësohen aq shumë sa nesër fillojnë të bëjnë derbi mes njëri-tjetrit! A është e ardhmja e futbollit robotike? Ndoshta. Po derisa ata të mësojnë të bëjnë presing si duhet, ne do vazhdojmë të shijojmë kalçeton.
Restoranti i Netflix
Netflix nuk po mjaftohet më me seriale dhe filma – tani është futur edhe në lojën e ushqimit! Po, Netflix sapo hapi një restorant në Las Vegas! Restoranti quhet “Netflix Bites” dhe menuja është krijuar nga disa nga shefat më të famshëm që i ke parë në emisionet e Netflix si “Chef’s Table”, “Iron Chef” dhe “Somebody Feed Phil”. Po flasim për një përvojë ku mund të hash një pjatë të denjë për një dokumentar ushqimi, ndërsa në sfond ke muzikën dramatike të “Stranger Things”. Dhe se mos mendon se ky është thjesht një restorant i zakonshëm – jo, ky është një restorant me atmosferën e një seriali Netflix! Ndoshta kamerierët do t’i lënë pjatat në tavolinë me të njëjtin tension si skenat e fundit të “Money Heist”. Ose ndoshta do të hash burgerin më të mirë të jetës. Netflix e di që njerëzit nuk shikojnë vetëm për dramën, por edhe për ushqimin që shfaqet në ekran. Tani, në vend që të shikosh dikë që ha diçka të shijshme në një serial, mund të shkosh vetë dhe ta provosh!
Nuk të pëlqen jepi dislike në Instagram
Instagram më në fund po na jep fuqinë që kemi pritur: butonin e “Dislike”! Po, është zyrtare – shumë shpejt mund t’i japësh një “jo faleminderit” komenteve të bezdisshme. Deri tani, Instagram ka qenë një botë ku gjithçka duhej të ishte pozitive dhe ato komentet super të ëmbla që ndonjëherë nuk kanë kuptim. Por realiteti është ndryshe! Çfarë bëjmë kur shohim një koment komplet ndryshe? Deri tani, ose e injoronim, ose e linim me seen. Tani? Një Dislike dhe mesazhi është i qartë. Por prit, se ka më shumë! Instagram po e teston këtë opsion për të ndihmuar algoritmin të kuptojë cilat komente janë të padobishme ose negative. A do ta bëjë kjo Instagramin një vend më të mirë? Apo thjesht do të nisë luftëra virtuale në komente?
Dy projektet e fuqishme që do të realizojë Meta
Meta ka vendosur të bëjë dy gjëra që askush nuk i priste: të mbështjellë gjithë botën me kabllo dhe të krijojë robotin e vet humanoid! Po, po, ndërkohë që ne mezi mbajmë një karikues të vetëm pa e humbur, ata po lidhin kontinente me Project Waterworth, një super kabllo 50,000 km e gjatë që do të sjellë internet më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm. Pra, ndoshta një ditë nuk do të ketë më ngecje kur je në mes të një videoje në Reels. Por prit, se Meta nuk ndalon me kaq. Ata po krijojnë edhe robotin e tyre! Një humanoid i fuqizuar nga AI, që ndoshta një ditë do të të sjellë kafen, do të të ndihmojë në shtëpi ose… do të të injorojë si çdo shok kur i kërkon një nder. Ideja është që Meta po përdor modelet e saj të inteligjencës artificiale, për ta bërë këtë robot më të zgjuar se ndonjëherë. A është ky fillimi i një revolucioni teknologjik ku do të kemi robotë personalë dhe internet kudo? Apo thjesht një mënyrë tjetër që Meta të kontrollojë më shumë nga bota dixhitale?
Chat GPT-5 po vjen! Çfarë do të sjellë ky version i ri? Do të jetë më inteligjent? Më i shpejtë? Apo më në fund do ta kuptojë kur njerëzit bëjnë sarkazëm dhe kur jo? Sipas OpenAI, GPT-5 do të jetë më i saktë, më kreativ dhe më “njerëzor” në përgjigjet e tij. Po flitet për një model që kupton më mirë kontekstin, i përgjigjet pyetjeve si një shok i vërtetë dhe mund të ketë kujtesë të përhershme! Imagjino një asistent që nuk harron gjërat që i ke thënë para një jave. GPT-5 pritet të jetë më efikas, të shkruajë kode më të avancuara dhe ndoshta, ndoshta… do të bëjë më pak gabime! Tani, a do të bëhet ky modeli më i fuqishëm i inteligjencës artificiale që kemi parë ndonjëherë?
iPhone 16e dhe risitë e tij
Me në fund doli iPhone i ri, iPhone 16e! Po pra, Apple e bëri sërish – mori një iPhone, i shtoi ca gjëra dhe na bëri të duam ta blejmë! Pritej që të quhej iPhone SE4 por mesa duket ndërruan mendje pasi është komplet ndryshe nga iPhone SE. Së pari, ka Face ID! Butoni Home iku, mirupafshim Touch ID! Tani kemi dhe USB-C – pra, s’do të kërkosh më karikues të veçantë kur ke nevojë për karikim urgjent. Kamera? 48 MP, një lente e vetme, por që bën mrekulli. Çipi A18 e bën më të shpejtë, plus ka një buton të ri “Action” që mund ta personalizosh për çfarë të duash. Pra, a ia vlen? Po, nëse do një iPhone të ri. Jo, nëse iPhone-i yt aktual punon akoma dhe ke kredi për të shlyer. Ti vendos!