Lifestyle

Mësoni si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm…

Ne të gjithë jemi dakord që të qenët tërheqës/e në punë është një avantazh, por nuk është një kërkesë që duhet ta përmbushni patjetër. Bëjini njerëzit të ndihen mirë në praninë tuaj. Duke u dhënë atyre ndjesinë se janë inteligjentë, impresionues dhe tepër tërheqës, kjo ju rrit pikë edhe juve. Për ta bërë një person të ndihet mirë me veten, duhet të ulni intonacionin e zërit në fund të fjalive. Pakësoni shpejtësinë dhe shpeshtësinë e lëvizjes së kokës dhe ndaloni për dy sekonda të plota përpara se të flisni.

Një studim i Harvardit zbuloi se 47 për qind e mendjes shpenzohet duke hamendësuar. Por nëse e detyroni veten të jini të vetëdijshëm pothuajse gjithë kohës do të arrini të zbuloni gjëra pozitive te çdo bisedë që bëni dhe për pasojë personi përballë jush do të ketë një vlerësim më të madh për ju. Njerëzit e perceptojnë shprehjen e fytyrës suaj në më pak se një sekondë, ndaj nëse nuk doni ta jepni veten te të tjerët për një reagim që mund t’ju duket i panevojshëm, mjafton të mendoni diçka të këndshme përpara se të përgjigjeni. Ju do të dukeni më të vërtetë nëse imagjinoni një gjë të mirë dhe ua pasqyroni atë ndjesi njerëzve me të cilët doni të silleni mirë.

Shtrëngimi i duhur i duarve do t’ju ndihmojë shumë në konsolidimin e imazhit tuaj te të tjerët. Për t’u shfaqur më të hapur dhe më mikpritës, ngrihuni në këmbë që të jeni në lartësi të barabarta dhe hiqini duart nga xhepi. Mund të zgjidhni të jeni karizmatik bazuar në personalitetin tuaj ose ndaj situatave. Megjithatë, mos e sforconi veten që të ngjani të shtirur. Vizioni, ky stil i bën njerëzit të ndihen të frymëzuar në praninë tuaj. Mirësia, kjo karizmë vjen nga gjuha e trupit tuaj dhe bazohet kryesisht te ngrohtësia.

Megjithatë, nëse nuk e kombinoni me aftësi autoritative, mund t’ju dëmtojë. Autoriteti, karizma më e fuqishme dhe ata që e kanë nuk pëlqehen nga të tjerët gjatë gjithë kohës. Kjo lloj karizme vlerësohet nga gjuha e trupit, pamja e jashtme, titulli dhe reagimet e të tjerëve. Nëse dëshironi të shmangni konfrontimin me dikë, uluni pranë tij ose në një kënd 90 gradë. Gjithashtu shmangni të uleni me kurriz nga një hapësirë ku po ndodhin aktivitetet. Për të treguar se sa pushtet keni, nuk është e nevojshme të keni fuqi të madhe. Mund të arrini statusin e të pushtetshmit duke shprehur inteligjencë ose mirësi. Kur rrisni nivelin e pushtetit, të njëjtën gjë bën edhe niveli i karizmës, por kombinimi i të dyjave është më i miri.