Presidenti i Republikës, Ilir Meta, apelon që “Të punohet bashkarisht, për të marrë përgjigje pozitive lidhur me çeljen e negociatave me BE” -në. “Ne ende nuk kemi arritur objektivin madhor të demokracisë përfaqësuese, atë të zhvillimit të zgjedhjeve në përputhje të plotë dhe të pakthyeshme të standardeve perëndimore. Mbetemi të angazhuar për të arritur këtë prioritet madhor, që përbën dhe një nga kriteret kyçe të Kopenhagës, që na shoqëron në procesin e integrimit europian”, – tha Meta. Kryetari i shtetit e dha mesazhin në ceremoninë e akordimit të titullit “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Riccardo Migliorit, Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OSBE-së.