Politikë

Meta flet për dekretin e “Teatrit” dhe Vettingun e politikanëve

Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta u pyet sot për idenë e kreut demokrat lidhur me Vetting-un e politikës: “Shpresoj në një bashkëpunim dhe lexim të përbashkët të atyre sfidave me të cilat duhet të përballohet politika shqiptare në mënyrë të bashkuar për të garantuar çeljen e negociatave”, deklaroi Meta. Gjithashtu, Meta tha se nuk komenton vendimin e Kuvendit për shtyrjen e shqyrtimit të Dekretit të tij që ktheu mbrapsht ligjin “Për Teatrin”. Sipas Kryetarit të Shtetit, Legjislativi është sovran për të vendosur mbi bazën e procedurave e përgjegjësive të veta: “Kuvendi është sovran për të vendosur në bazë të përgjegjësive të veta. Nuk kam asnjë koment.Nuk kam asnjë arsye që të paragjykoj vendimet e Kuvendit. I uroj shumë sukses, pasi është në fillime të sesionit të tij dhe duhet një bashkëpunim sa më të përgjegjshëm, për angazhimet që ka Shqipëria për Bashkimin Evropian”, tha Presidentin Meta.