Aktualitet

Meta në Hungari, mbështetje për çeljen e negociatave

Kreu i shtetit Ilir Meta u takua me homologun hungarez, Janos Ader, ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qartë të Hungarisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Presidenti, kërkoi mbështetjen e Hungarisë për arritjen e konsensusit brenda Këshillit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Meta tha se ,rivendosja e linjës direkte ajrore Tiranë-Budapest dhe hapja e Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë do të forcojnë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.