Një trend i ri për humbjen e peshës në Kinë ka shkaktuar bujë, duke rezultuar jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin. Njerëz të ndryshëm vënë mbështjellës plastik në gojë dhe hanë ushqimin pa e gëlltitur atë. Kjo parandalon marrjen e kalorive dhe supozohet se e mashtron trupin e tyre duke i dërguar mesazhe të rreme trurit se gjoja është ndjerë i ngopur.

Ekspertët paralajmërojnë se prezervativi oral i veçantë nuk është gjë tjetër veçse një simulim ushqimi që mund të shkaktojë çrregullime serioze të të ngrënit, siç janë bulimia dhe anoreksia. Gjithashtu, membranat përmbajnë mikroplastika që përzihen me pështymën dhe përfundojnë në sistemin e frymëmarrjes dhe tretjes.
Ilaçet e përdorura për humbje peshe të tipit GLP-1 mund të rrisin rrezikun për osteoporozë dhe sëmundjen e rrallë metabolike të kockave osteomalacia. Një studim i fundit tregon se ilaçet e krijua fillimisht për diabetin, por që kanë gjetur së fundi një përdorim shumë të gjerë edhe tek personat që kërkojnë të humbasin kilogramët e tepërt, kanë ndikim të madh tek kockat dhe nyjet, teksa dyshohet se humbja e papritur e masës trupore mund të krijojë stres mbi sistemin e muskujve dhe skeletit. Nga ana tjetër, humbja e shpejtë e peshës mundet të sjellë po ashtu një rritje të acidit urik që shkakton gurë, ndërsa një factor mund të jetë ulja në vetvete e marrjes së ushqimit dhe e lëndëve ushqyese.
Humbja e peshës, edhe nëse rikthehen disa kilogramë. mund të ndihmojë zemrën tuaj për një afat të gjatë, sipas një studimi. Gjetjet mund të jenë një lajm i mirëpritur për ata që e kanë pasur të vështirë të mbajnë peshë dhe kanë frikë nga rreziqet që mendohet se lidhen me shtimin e peshës. Studiuesit analizuan të dhënat nga 124 prova klinike me një total prej më shumë se 50,000 pjesëmarrës. Ata zbuluan se faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2 u ulën për njerëzit që humbën peshë përmes programeve intensive të sjelljes. Rreziku i zvogëluar vazhdoi për vite pasi ato u kryen me programet, edhe nëse disa, por jo të gjitha, pesha u kthyen.