Tech

Microsoft Excel vjen me funksione të reja!

Microsoft ka publikuar përsëri listën e funksioneve që ka shtuar në Excel gjatë muajit korrik. Funksioni Compatibility Versions mbron skedarët tuaj ekzistues nga ndryshimet e papritura kur Microsoft bën ndryshime në funksionet e tekstit. Ky funksion rregullohet për çdo workbook dhe ka dy versione. Versioni 1 përmban mënyrën e vjetër të llogaritjes, ndërsa Versioni 2 pasqyron përmirësimet në funksionet e tekstit. Microsoft tani e ka prezantuar këtë funksion për të gjithë pas një periudhe testimi disa mujore me përdoruesit “Insider”.

Grumbulli më i fundit i përditësimeve të funksioneve të Microsoft Excel ka diçka specifike për përdoruesit e Windows dhe Mac, të cilët prej kohësh kërkonin shtimin e rifreskimit automatik për PivotTable. Kjo më në fund ka mbërritur, për Windows dhe Mac, duke eliminuar nevojën për rifreskim manual sa herë shtohen të dhëna të reja në burimin e të dhënave. Megjithatë, aktualisht ky funksion është në dispozicion vetëm për përdoruesit “Insider”.

Microsoft Excel ka edhe përmirësime të tjera për përdoruesit e Windows. Excel për Windows tani ofron funksionin e ri Get data për Power Query. Siç është shpjeguar në postimin zyrtar në blog, do të mund të përdorni këtë funksion për të gjetur shpejt burimin e të dhënave nga i cili dëshironi të merrni të dhëna. Përditësimi i korrikut për Microsoft Excel përfshin mbështetje për View Side by Side për përdoruesit e Mac, që u mundëson atyre të krahasojnë shpejt workbook-et pa pasur nevojë të ndryshojnë “dritaret”.

Kompania Microsoft njoftoi së fundmi se platorma e saj kryesore e kompjuterizimit në “cloud”, Azure, ka gjeneruar mbi 75 miliardë dollarë të ardhura vjetore, me një rritje prej 34% krahasuar me një vit më parë. Azure është në qendër të përpjekjeve të Microsoft për t’u transformuar në një lider global të inteligjencës artificiale, por deri tani kompania nuk kishte bërë publike shifrat konkrete të fitimeve. Zbulimi u bë përmes raportit vjetor financiar, i cili gjithashtu tregoi një rritje prej 24% të fitimit tremujor, duke tejkaluar parashikimet e Wall Street dhe duke qetësuar investitorët që ishin të shqetësuar për kostot e ndërtimit të qendrave të reja të të dhënave për të përballuar kërkesën në rritje për shërbimet cloud dhe AI.