Microsoft bën të ditur synimin për të vijuar bisedimet me kinezen ByteDance për blerjen e TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara. Njoftimi vjen pasi Shefi Ekzekutiv i gjigandit teknologjik zhvilloi një takim me presidentin amerikan. Donald Trump nuk e ka fshehur qëllimin për të ndaluar përdorimin e TikTok-ut në Amerikë, për shkak të përfshirjes së Kinës. Microsoft angazhohet t’u japë zgjidhje të gjitha shqetësimeve të tij, për të mos ndaluar marrëveshjen e mundshme.