Edhe pse Microsoft ka hequr mbështetjen prej kohësh për Windows 7, ende ka nga ata që nuk e kanë harruar këtë sistem operativ. Shumica e shfletuesve kryesorë të internetit nuk ofrojnë më mbështetje për Windows 7, 8 dhe 8.1, por një shfletues refuzon të heqë dorë nga këto versione të pa përkrahura të Windows-it. Mozilla ende ofron përditësime të sigurisë për Firefox 115 ESR në versionet e pa përkrahura të Windows-it dhe sipas gjasave, nuk ka ndërmend të ndalojë këtë praktikë së shpejti.
Në fillim të vitit 2023, Mozilla kishte njoftuar planin për t’i dhënë fund mbështetjes për Windows 7 gjatë shtatorit 2024. Megjithatë, kur erdhi ai moment, Mozilla vendosi të vazhdojë mbështetjen për Firefox 115 ESR edhe për gjashtë muaj të tjerë, duke argumentuar se ka ende një numër të mjaftueshëm përdoruesish të Firefox-it në Windows 7 për ta justifikuar këtë zgjerim. Firefox do të marrë edhe gjashtë muaj shtesë përditësimesh sigurie për Windows 7, 8 dhe 8.1.
Sipas kalendarit zyrtar të përditësimeve, mbështetja për ESR 115 do të zgjasë për Windows 7-8.1 dhe macOS 10.12-10.14 deri në shtator 2025. Megjithatë, përditësimet mund të vazhdojnë edhe pas kësaj periudhe, pasi Mozilla ka deklaruar se do ta rishikojë vendimin sërish në gusht të këtij viti. Këto ndryshime prekin vetëm Windows 7, Windows 8, Windows 8.1, si dhe macOS 10.12, 10.13 dhe 10.14. Përdoruesit e Firefox-it me sisteme operative më të reja dhe ende të përkrahura përdorin versione më të fundit të shfletuesit.
Aktualisht, Mozilla ofron versionin 135 për Release Channel si dhe versionin 128 për Extended Support Release Channel. Firefox ESR mund të shkarkohet nga faqja zyrtare. Rifreskimi i sistemit operativ të Microsoft-it solli një numër të madh rregullimesh dhe përmirësimesh, si dhe një aplikacion të ri. Microsoft publikoi përditësimet kumulative KB5051974 për versionet Windows 22H2 dhe 21H2, duke shtuar rregullime sigurie dhe një zgjidhje për rrjedhjen e memories. Por, erdhi edhe diçka e papritur; aplikacioni i ri Outlook për Windows. Ky përditësim është i detyrueshëm, pasi përfshin rregullimet e sigurisë Patch Tuesday nga janari i këtij viti.