Aktualitet Zgjedhjet 2025

Migen Qeraxhi: “Do isha i kënaqur nëse PS nuk do të merrte mbi 82 mandate”!

Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë me “Shqipëria Vendos – Zgjedhjet 2025”.

Nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.

Nëpërmjet një interviste ekskluzive në studio me Blendi Salaj për ecurinë e procesit të numërimit të votave, Migen Qeraxhi është shprehur se do të ishte i kënaqur nëse PS nuk do të merrte mbi 82 mandate.