Një miliarder britanik po kërkon një bashkëshorte, por që duhet të përmbush disa kushte. Sir Benjamin Slade 72 vjeç, njoftoi në vitin 2017 në një emision mëngjesi në Britani se kandidatja për t’u bërë gruaja e tij nuk duhet të ishte më e gjatë se 1.67 m dhe se duhet të ishte mes moshës 30 dhe 40 vjeç. Pas një viti, ai duket se ka ndryshuar pretendimet e tij duke thënë se: “Dua një romancë, dua një grua që t’i jap kartën e kreditit dhe të bëjë shopping derisa të mos ketë fuqi të rrijë në këmbë. Dua ta çoj partneren time në vende ekzotike dhe më pëlqen ushqimi i mirë, gjithashtu pushimet në privatësi. Sir Benjamin Slade tha se është i gatshëm t’i ofrojë kandidates më të suksesshme një pagë prej 50.000 paund në vit përfshirë edhe shpërblime. Pasardhësi i Mbretit Xhorxh IV gjithashtu dëshiron që gruaja e tij t’i sigurojë edhe një trashëgimtar.