Aktualitet

Milot-Balldren, qeveria jep bonusin për koncesionin e radhës

Një javë pas dhënies së bonusit për një kompani që do të ndërtojë me koncesion projektin në Jug të vendit për rrugën Orikum-Himarë, Qeveria ka miratoi vendimin e radhës për një tjetër projekt. Bëhet fjalë për aksin Milot-Balldren edhe ky pjesë e paketës “1 Miliardë euro”. Sipas detajeve të bëra publike nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatësia e këtij aksi pritet të jetë 18.2 kilometra me 6 korsi dhe që ka në përbërje edhe një tunel 850 metra.