Dhjetëra minatorë në pension protestuan sot para Ministrisë së Financave. Minatorët i kërkuan Ministrit Ahmetaj të firmosë me urgjencë projektligjin që mban në sirtar të dakordësuar me dy sindikatat, dhe të mos mbahet më bllokuar, drafti për statusin e minatorit. Kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri, fajësoi qeverinë se po mban me pensione false, mijëra persona që nuk kanë punuar një ditë si minatorë të nëntokës. Ai tha se nuk është hequr dorë nga akti i fundit, ai i ngujimit në grevë urie para Kryeministrisë.