Aktualitet

Ministrat e BE pro Shqipërisë, KE do mbështesë hapjen e bisedimeve

Top Channel publikoi një dokument zyrtar të Brukselit ku parashikohet që Këshilli Europian do të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në fund të muajit. Nuk dihet nëse do të ketë aprovim final, ndërsa liderët e vendeve kryesore kanë pikëpamje të ndryshme për zgjerimin e Unionit tani. Por në draftin e konkluzioneve, përgatitur për takimin e 26 qershor të Ministrave të Jashtëm të BE-së, dy ditë para takimit të krerëve të shteteve, propozohet hapja e negociatave të anëtarësimit me vendin tonë.