Bota

Ministri gjerman i Financave, pro marrëveshjes Merkel-Macron

Konservatorët gjermanë reaguan ashpër ndaj marrëveshjes mes Kancelares Merkel dhe Presidentit Francez, Macron që u dakordësuan mbi një Buxhet për Eurozonën, me qëllim rritjen e konkurrencës ekonomike.  Ata shprehën shqetësimin se nuk u informuan në kohën e duhur dhe dinë shumë pak rreth akordit. Por, Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, e mbështeti, si të duhurin në këto momente.