Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz lëshoi një paralajmërim të qartë për udhëheqësin e Hezbollahut pasi organizata qëlloi me raketa territorin izraelit.
Israel Katz e kërcënoi Naim Qassem se do të “paguajë një çmim shumë të lartë”.
“Kam një mesazh të qartë për Naim Qassem, sekretarin e përgjithshëm të organizatës terroriste Hezbollah: Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj do të paguani një çmim shumë të lartë për intensifikimin e sulmeve kundër civilëve izraelitë ndërsa ata po festojnë Pashkën”, tha ministri izraelit i mbrojtjes pas një takimi me zyrtarë ushtarakë.
“Nuk do ta jetosh për ta parë këtë, sepse do të jesh në thellësitë e Ferrit së bashku me Nasrallahun, Khamenein, Sinwarin dhe të gjithë anëtarët e shfarosur të boshtit të së keqes”, shtoi Israel Katz, duke iu referuar vrasjeve në operacionet izraelite të ish-liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah, Liderit Suprem të Iranit Ali Khamenei dhe liderit të Hamasit Yahya Shinwar.
“Boshti i së keqes” në Izrael quhet boshti i forcave shiite në Lindjen e Mesme që mbështesin regjimin iranian.