Sport

Miqësorja Shqipëri-Ukrainë drejt konfirmimit, stadiumi i Gjenevës opsion

Kushtet e fushës në Evian të Francës hodhën dyshime të forta për anulimin e miqësores mes Shqipërisë dhe Ukrainës, por FIFA zyrtarizoi gjithçka. Ndeshja do të luhet më 3 qershor në orën 16:00. Kjo është miqësorja e dytë e kuqezinjve pas asaj me Kosovën ku u mposhtën me rezultatin 0-3. Këto miqësore vijnë si parapërgatitje për Ligën e Kombeve që nis në shtator. Takimi do të transmetohet live në Supersport. Gjithashtu mësohet se ka dalë si opsion edhe stadiumi i Gjenevës.