Aktualitet

Miratohet bonusi për projektin e rrugës Orikum-Dukat

Qeveria miratoi përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin me koncesion të rrugës “Porti i Jahteve – Bay-Pass Orikum – Dukat. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u miratua dhënia e bonusit prej 6% të pikëve shoqërisë “Gjikuria”, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pa kërkuar për këtë aks rrugor. Po ashtu qeveria vendosi të japë me koncesion shërbimin e kontrollit në pikat e karburantevei për 20 vite, shoqërisë “Noa Control”.