Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn shpreh kënaqësinë që Këshilli Europian sheh më në fund dritë mbi konkluzionet e zgjerimit, veçanërisht mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një debati të gjatë. “Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vetë BE-së”, shkruan Hahn.