Live From Tirana

Miss Globe USA ka një mesazh për vajzat: Paratë shkojnë e vijnë, gjeni një njeri që ju respekton…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Samantha Shkreli, vajza shqiptare me origjinë nga Shkodra, e cila ka përfaqësuar SHBA në Miss Globe. Si ishte kjo eksperiencë për të dhe cilat janë disa nga kauzat e saj?

E pyetur nga moderatori për vajzat që mendojnë se më mirë të gjejnë një partner me shumë para, pavarësisht moshës apo pamjes, vetëm që t’u “sistemojë jetën”, Samantha u shpreh se ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por global.

Nuk është një mesazh vetëm për vajzat shqiptare, por kudo nëpër botë. Kjo që thua ti nuk ndodh vetëm këtu, por dhe në Amerikë dhe kudo. Është fenomen global.

Sipas saj, kriteret që duhet të vlejnë më shumë në një marrëdhënie janë dashuria, respekti dhe karakteri i njeriut.

Më e rëndësishme është të gjesh dikë që është i mirë, që do të të dojë, të të respektojë, që të do dhe që do të jetë një baba i mirë për fëmijët e tu. Këto janë gjërat më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Të gjitha gjërat e tjera vijnë e shkojnë. Paratë mund t’i gjesh gjithmonë. Por karakteri është më i rëndësishëm se çdo gjë. 

Duhet të dish për vete se çfarë të pëlqen dhe çfarë është më e rëndësishme, vlerat dhe morali. Ato janë më të rëndësishme në jetë. Nuk po them që gjeni dikë që jeton në rrugë dhe nuk ka asgjë, por duhet të gjesh një njeri që do të të dojë dhe të të respektojë. Prindërit tuaj nuk do të jenë gjithmonë aty. Si do të jetë ai me ty kur të kalosh kohën më të vështirë në botë?