Angelina Brezhenskaya ishte ajo që rrëmbeu kurorën e Miss Moskës 2023. Fitorja e 25-vjeçares erdhi me polemika të shumta. E reja u përball me një “lum” kritikash pas konkursit ku të shumtë ishin ata që komentonin se fitoren duhet ta merrte kirurgu i saj plastik. Vetë Angelina nuk e mohoi këtë duke shprehur se:
Kam bërë vërtet rinoplastikë, nuk po e mohoj. Për këtë kishte disa indikacione mjekësore. Mendoj se në ditët e sotme pak njerëz habiten nga ndërhyrjet estetike. Unë kujdesem për veten dhe bëj rregullisht procedura të kujdesit të lëkurës. Është e rëndësishme të ndiheni në harmoni me veten. Unë kam një të dashur pranë meje. Ai më dha mbështetje të jashtëzakonshme në të gjitha fazat e përgatitjes për konkursin, më frymëzoi shumë.
Angelina ka marrë pjesë edhe në konkurse të tjera bukurie. Rikujtojmë se 34-vjeçarja Natalya Oskar, u shpall së fundmi vajza më e bukur në konkursin “Miss Beauty” në Rusi, por u “masakrua” me komente negative në internet pas publikimit të një fotoje menjëherë pasi mori kurorën. Shumë talleshin me buzët e saj të mëdha të kuqe, ballin e yndyrshëm dhe grimin e rëndë dhe shprehën se ajo kishte bërë shumë operacione plastike.