Tech

Modeli i ri i inteligjencës artificiale mund të mendojë edhe shpejt edhe ngadalë…

Claude i inteligjencës artificiale (AI) i kompanisë Anthropic konsiderohet si “modeli i parë industrial me arsyetim hibrid”. Kësaj here, kompania Anthropic ka prezantuar Claude 3.7 Sonnet. Kompania e përshkruan Claude 3.7 Sonnet si modelin e parë në botë të AI me arsyetim hibrid, që do të thotë se Claude i ri mund të japë një përgjigje të menjëhershme ose të qaset me kujdes, hap pas hapi, në dhënien e një përgjigjeje.

“Ne e kemi zhvilluar Claude 3.7 Sonnet me një filozofi ndryshe nga modelet e tjera të arsyetimit që janë në treg. Ashtu si njerëzit përdorin trurin e tyre si për përgjigje të shpejta ashtu edhe për mendime të thelluara, besojmë se arsyetimi duhet të jetë një pjesë e integruar e modeleve kryesore të AI, dhe jo një model krejtësisht i ndarë”-thonë nga Anthropic. Kompania gjithashtu thotë se ka ndjekur një qasje të ndryshme në zhvillimin e aftësive të arsyetimit për Claude AI.

Ata e kanë optimizuar fokusin në detyrat në kohë reale, të cilat reflektojnë më mirë mënyrën se si bizneset në të vërtetë i përdorin modelet e mëdha gjuhësore (LLM). Një studim i ri, i bashkautorizuar nga Microsoft, ka zbuluar se personat me besim të lartë në aftësitë e inteligjencës artificiale gjenerative (GenAI) kanë tendencë të shfaqin aftësi më të ulëta të të menduarit kritik. Studimi, i cili përfshiu 319 përdorues të mjeteve të inteligjencës artificiale, arriti në përfundimin se ata që i besojnë shumë këtyre teknologjive përjetojnë një rënie në aftësinë e tyre për të menduar në mënyrë kritike.

Në të kundërt, individët me vetëbesim të lartë në aftësitë e tyre analitike demonstrojnë një qasje më të thelluar kritike. Një tjetër studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur përdorin inteligjencën artificiale për të ndihmuar në leximin e rezultateve të mamogramit. Inteligjenca artificiale po ndihmon në zbulim të kancerit të gjirit, duke e rritur shkallën e zbulimit në mbi 17 për qind.