Aktualitet

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, merr pjesë në Ruhr Summit në samitin për inovacionin dhe inteligjencën artificiale

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (Nordrhein-Westfalen – NRW), në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Ruhr Summit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në Europë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë.

Gjatë aktivitetit, Rama do të mbajë fjalë në panelin kryesor me temë “IA, Fuqia dhe Progresi: Rishikimi i Lidershipit për një Epokë të Re”.

Në vijim të agjendës, kryeministri shqiptar do të marrë pjesë edhe në diskutimin me temë “IA mes Inovacionit, Rregullimit dhe Përgjegjësisë”, së bashku me përfaqësues të sektorit të teknologjisë, biznesit dhe konsulencës ndërkombëtare.