Bota Celebrities Fashion

Modelja bukuroshe me sindromën Down, Beth Matthews nënshkruan kontratën me agjensinë prestigjioze të modelingut!

Një vajzë me sindromën Down ka treguar se si ka nënshkruar me një agjenci të madhe modelimi pasi ka parë punën e modeles pasuese Ellie Goldstein. Beth Matthews nga Swansea, vendosi të merrej me modeling pasi pa Ellie, e cila gjithashtu ka sindromën Down, duke përfaqësuar “Gucci” në një fushatë.

Ajo tani ka nënshkruar me “Zebedee”, të njëjtën agjenci modelimi gjithëpërfshirëse si Ellie. Zebedee, e cila u lançua pesë vjet më parë, njihen si agjentë specialistë të talenteve që furnizojnë modele dhe aktorë të ndryshëm në mbarë botën dhe konsiderohen si furnizuesi ‘lider në botë’ i talenteve me aftësi të kufizuara.

Rruga e Beth-it drejt modelingut filloi kur familja e saj filloi të kërkonte mundësi, pasi vuri re një kërkesë më të madhe për personat me aftësi të kufizuara vitet e fundit në këtë fushë. Nëna e Beth-it, Fiona Matthews, tha se që nga fillimi i modelingut, vajza e saj 22-vjeçare ka lulëzuar dhe vetëm gjysmë ore në fotosesionin e saj të parë, ajo po bënte një punë absolutisht të mahnitshme. Ajo tha për BBC se:

Revolucioni i gjithëpërfshirjes po ndodh, më në fund dhe jam shumë e kënaqur që vajza ime do të jetë pjesë e tij.

Fiona tha se kur Beth lindi, ishte një ‘përvojë negative’ sepse familjes iu tha se jeta e tyre do të ishte ‘mjaft e vështirë’, por ajo thotë se e kundërta ka qenë e vërtetë.

Unë mendoj se ne kemi pasur momentet tona si çdo prindër me një fëmijë të vogël, por në përgjithësi, Beth ka tejkaluar gjithmonë pritshmëritë. Ne nuk i kemi vënë asnjë pengesë mësimit të saj dhe mund ta shihni sot, ajo thjesht doli të jetë një zonjë e re e mrekullueshme.

Singleton-Redmond është shprehur se në debatet e fundit mbi diversitetin , aftësia e kufizuar shpesh lihej jashtë si temë me interes. Ajo tha se Beth është brilante para kamerës dhe në disa fotografi ajo mund të shihet duke pozuar me shalle të “Gucci”.

Ella tha se synimi i tyre si kompani është se po kërkojnë të sigurohen që pjesa tjetër e mediave të bëjë të njëjtën gjë dhe të përfaqësojë siç duhet popullatën. Ajo thotë se megjithëse ka një rrugë të gjatë për të bërë, njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen për keqinterpretimet në mediat tona dhe gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Në mënyrë të ngjashme, Julian Hallett, i cili punon si menaxher i zhvillimit të shërbimeve për Shoqatën e Sindromës Down, tha se mendon që është një kënaqësi të shohësh Beth-in, si një modele të bukur të re me sindromën Down, të ketë sukses në rrugën e karrierës që ajo ka zgjedhur për vete.