Botë e Çuditshme Lifestyle

Modelja dëbohet nga Vatikani, arsyeja veshja e saj shumë provokuese!

Një influencuese në Instagram thotë se ndihet e “mosrespektuar” pasi u dëbua nga Vatikani për shkak të veshjes së rrobave që konsideroheshin “shumë seksi” për Papën. Juju Vieira, 34 vjeçe, veshi një fustan të ngushtë dhe çizme të larta deri mbi gjunjë për një vizitë në qytet-shtetin katolik të dielën e kaluar përpara se siguria t’i kërkonte asaj të largohej për shkak të një shkeljeje të kodit të veshjes. Vieira tha për “Jam Press” se:

Një zotëri që punonte atje erdhi pranë meje dhe tha se vendi ishte për lutje dhe se nuk isha veshur siç duhet.

Modelja pohoi se ishte ndjerë e turpëruar nga rregullat, pasi disa turistë të tjerë e dëgjuan atë duke u larguar nga zona.

Shkova në Vatikan si çdo njeri për të bërë disa foto. Ata më dëbuan nga Vatikani. U ndjeva e turpëruar sepse kishte njerez të tjerë aty që e dëgjuan atë që më tha, u ndjeva e mosrespektuar.

Vatikani ka një kod të rreptë veshjeje për burrat dhe gratë, me shpatulla dhe gjunjë të ekspozuar rreptësisht të ndaluar. Një faqe zyrtare në internet thotë:

Gratë nuk lejohen të veshin bluza pa mëngë, bluza të shkurtra ose këmisha të ngushta. Shpatullat duhet të mbulohen dhe nëse vishni një fund apo fustan, ai duhet të mbulojë gjunjët. Zakonisht është një ide e mirë që gratë të marrin me vete një shall dhe një palë pantallona gjatë vizitës gjatë muajve të ftohtë, si dhe një xhaketë të lehtë që mund të mbështillet në një çantë të vogël të këndshme.

Vieira thotë se nuk e dinte se kishte një kod veshje për paraqitjen e saj, por ende beson se ishte veshur me respekt për vizitën e saj. E poshtëruar, Vieira hyri në Instagram, ku ndau histori e saj me 26,000 ndjekësit e saj.

Një person me sens të arsyeshëm nuk do të vizitojë Vatikanin me rroba klubi. Isha me stil me veshjet e mia dimërore, gjithçka përputhej. Shkova me rrobat e rehatshme me të cilat do të ndihesha mirë për shetitjet e gjata. Rehatia ishte i vetmi shqetësim i imi.