Botë e Çuditshme

Modelja gjermane sulmohet nga majmunët!

Një modele 24-vjeçare nga Gjermania është sulmuar nga dy majmunë gjatë pushimeve të saj në Tajlandë. Emmy Russ ishte në Monkey Beach në Ishujt Phi Phi kur dy majmunët e sulmuan atë. Bukuroshja ka postuar një video në Instagram në të cilën është regjistruar fillimi i sulmit të dy kafshëve. Sipas saj, ajo ka marrë gjithsej katër pickime nga dy majmunë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emmy Russ (@emmyruss)

Pas sulmit, modelja shkoi në një spital ku, sipas saj, i është dhënë një serum kundër tetanozit dhe gjithsej pesë doza të vaksinës së tërbimit, ndërsa merr nëntë pilula çdo ditë për arsye parandaluese. “Po ta dija se çfarë do të ndodhte, nuk do të kisha shkuar pranë atij plazhi. Unë do të kisha përfunduar pushimet e mia më herët. Tani për tani gjithçka që mund të them është se kam frikë për jetën time. Do të ishte më mirë të isha në një spital në Madrid. Fatmirësisht sigurimi i jetës që kam i mbulon të gjitha shpenzimet”,-tha 24-vjeçarja gjermane. Rush numëron 250 mijë ndjekës në Instagram dhe në Gjermani njihet për pjesëmarrjen e saj në spektaklin Big Brother.