Federica Mogherini kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë. Nga Luksemburgu, Kryediplomatja e BE-së tha se “Ky vendim do të ishte i drejtë e në interes të dyanshëm”. Mogherini mori pjesë në takimin “Miqtë e Shqipërisë”, të organizuar nga shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias. Gjithashtu, Ditmir Bushati iu bashkua tryezës me pjesëmarrjen e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Unionit. Bushati nënvizoi hapat e ndërmarrë për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe plotësimin e 5 prioriteteve kyçe sa i përket perspektivës së anëtarësimit në BE. Të pranishëmit vlerësuan rezultatet pozitive, ndërsa theksuan rëndësinë e zbatimit të qëndrueshëm të tyre.