Celebrities Gossip Showbiz

Momenti më i vështirë i “Big Brother VIP 2”? Ja si u përgjigj Eduart Grishaj!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

I ftuar në finalen e emsionint “Fan Club BBV2” ishte regjizori i spektklit Efuard Grishaj, i cili na tregoi pak rreth finales dhe gjithashtu tregoi cilat kanë qenë momentet më të veçanta gjatë këtij sezoni. Grishaj tregoi se ka pasur disa momente të sikletshme dhe ndalet specifikisht te kërcënimet e bëra nga tifozët. Megjithatë shprehet se së fundi situata është normalizuar dhe ndjekësit janë ndërgjegjësuar.

Sa më të fortë janë lojtarët, aq më e vështirë bëhet edhe për ne që jemi mbrapa tyre. Shumë momente të vështira, po kënaqësia ka qenë shumë e madhe gjatë gjithë procesit të punës.

Një nga ato momentet që ia vlen për t’u specifikuar është se për shkak të popullaritetit që u bë shumë i madh, mbase ofendimet e mëdha për prindërit e konkurrentëve që ishin në shtëpinë e ‘Big Brother’. Kjo u rënduar shumë para pak kohësh, tani ka filluar të ulet, është ndërgjegjësuar.

Kur shikoje që kërcënoheshin bashkëshortët, fëmijët ose prindërit e konkurrentëve… ata ishin të parët që e vuanin. Ishte dhe siklet yni që mundoheshim t’u thoshim  që është një lojë që njerëzit e shikojnë me shumë tifozllëk, por çdo gjë do të vijë të normalizohet dhe kështu ka ndodhur…

Eduardi zbuloi se finalja do zhvillohet në studiot e Top Channel dhe se njerëzit kanë në dispozicion 150 bileta për ta ndjekur atë nga afër. Ai tha se çmimi është me këtë vlerë duke filluar nga 500 euro, pasi paketa përfshin takim me banorët, e po ashtu ushqim dhe pije.